Durrës/ Shpërthen bombola e gazit, pësojnë djegie në trup bashkëshortët

488
Sigal

Gazeta Telegraf/

Shpërthen
bombola e gazit, pësojnë djegie në trup dy bashkëshortët, Ngjarja ka ndodhur në
lagjen Nr.14/1, Durrës, në banesën e shtetasit M.Gj. ku mësohet se ka pasur
rrjedhje gazi dhe si rezultat ka marrë flakë bombola e gazit.

Për pasojë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të
trupit shtetasit M.GJ.  68 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia M.Gj.
58 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” , Tiranë jashtë rrezikut
për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për ngjarje aksidentale.