Një sherr masiv mes të rinjve është regjistruar pak minuta më parë në bulevardin ‘Epidamn’, në Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ndërkohë që ka mbërritur edhe ambulanca, pasi fillimisht është raportuar se ka pasur një të ri të plagosur me thikë.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se njëri nga të rinjtë ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka plagosur dy nga personat e përfshirë në sherr.
Ndërkohë burime policore bëjnë të ditur se dhuna mes të rinjve ka qenë vetëm fizike dhe nuk janë përdorur thika apo sende të forta.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka apo jo të shoqëruar për ngjarjen.