Bayern Leverkusen apo Bayern Munich? Fitorja në dorën e dyshes Perisic-Lewandowski!

295
Sigal

Do të diskutohet mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, finalja e madhe e 4 korrikut në Kupën e Gjermanisë që do të zhvillohet në stadiumin Olympiastadion të Berlinit.

Bayern Munich arriti të eliminonte Eintracht Frankfurt në gjysmëfinalen e dytë të këtij kompeticioni pasi në Alianz Arena triumfoi me rezultatin minimal 2-1 një ndeshje të dominuar nga bavarezët. Kjo ishte edhe si një hakmarrje e vogël ndaj Frankfurtit për humbjen që i shkaktoi në finalen e DFB Pokal, dy vite më parë.

Në minutën e 14-të Ivan Perisic u gjend i lirë brenda zone dhe me një goditje të saktë me kokë, mposhti Kevin Trapp dhe i dha epërsinë Bayernit. Gjithsesi Frankfurt nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë në minutën e 69-të Da Costa vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë realizoi golin e barazimit.

Por baraspesha nuk zgjati shumë pasi në të 74-ën skenën e mori Robert Lewandowski që i shërbyer nga Kimmich shënoi golin që kualifikoi Bayernin në finale, një gol që fillimisht u anulua për një pozicion jashtë loje të Davis por që u akordua më pas me ndërhyrjen e sistemit VAR.