Durrës, gazetarit Artur Llana: “Drejtorët që u bënë bosa në 8 vjet”

545
Sigal

Gazetari Artur Llana në profilin e tij shkruan përshtypjet që i ka bërë një bisedë e dëgjuar rastësisht. Llana shprehet: “Sot rastësisht dëgjova nënën e një drejtori në Durrës që thoshte në një lokal pranë shtëpisë: ‘T’i vijë turp durrsakeve që votuan kështu, për veten e tyre se ne u bëmë bosa gjatë tetë viteve dhe djali im ka lekë sa të jetojë 100 vjet’. Nuk ka gjë më të “bukur” se sa kjo fjali që tregon thelbin e asaj që ka ndodhur tetë vite në këtë vend. Kjo fjali është treguesi i kalbëzimit të pushtetit kur dhe një plakë, krenohet me pasurinë e djalit dhe pse ajo është bërë me taksapaguesit durrsake. Bravo “nënë”! I lënsh ato lekë te avokati, gjyqtari dhe prokurori dhe për t’i dërguar sapun në burg, po jo ti vetë, gruaja dhe motra e drejtorit (djalit tënd)”, ka shkruar Llana.