Kristaq Kiço:MEGA konteston rezultatin e 23 Qershorit

549
Sigal

Kryetari Kristaq Kiço: “Nuk jemi dakord me numërimin. Do presim përfundimin dhe do zbatojmë ligjin”

Partia e minoritetit etnik grek MEGA, do të kontestojë rezultatin zgjedhor të 23 Qershorit 2013. Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të kësaj force politike, z.Kristaq Kiço, njëkohësisht edhe numri një i listës së kandidatëve të kësaj partie në Qarkun e Vlorës, paraditen e djeshme dhënë për gazetën “Telegraf”. Nuk jemi dakord me numërimin, ka thënë zoti Kiço. “Votat tona janë tjetërsuar edhe për faktin se neve nuk kishim komisionerë, anëtarë të grupit të numërimit dhe vëzhgues që të na i njohë ligji dhe ky fakt ka lehtësuar tjetërsimin e votës së MEGA-s. Do të presim përfundimin dhe do të zbatojmë ligjin, pasi edhe në bastionet tona nuk ka dalë rezultati, madje në një bastion numri i fletëve pro MEGA-s del 0, as të afërmit tanë, shokët dhe miqtë? Ndaj jemi të bindur tek manipulimi dhe vendimit tonë për t’u drejtuar institucionalisht për të drejtën dhe leximin saktë të votës sonë”, thotë Kristaq Kiço, kryetar i partisë MEGA. Më herët akoma mund të nënvizojmë se MEGA ka tre vjet që nga dita e krijimit të saj si forcë politike dhe ashpërsia politike që shoqëroi daljen e saj nga PBDNJ dhe OMONIA, do ta shoqëronte edhe në dy përballjet elektorale të sajë brenda tre vjetëve jetë politike. Në zgjedhjet vendore të 2011-ës, ku zgjedhjet në Komunën Finiq u ripërsëritën dhe në fund kolegji zgjedhor nxori fitues kandidatin e PBDNJ me një votë plus. U fol e u përfol, por rezultati nuk ndryshoi dhe MEGA u riskua me humbjen e komunës, por fitoi shumë këshilltarë në këshillat e komunës. Dhe tani përsëri, sipas drejtuesit të sajë, ajo riskohet me tjetërsim vote në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vend më 23 Qershor 2013.