Duke filluar nga 1 marsi, Italia hap kufijtë edhe për turistët nga Shqipëria

171
Sigal

Nga 1 marsi në Itali do të futen në fuqi rregulla të reja të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur rregulla të reja për Covid-19.

Kështu duke nisur nga kjo datë s’do të ketë më karantinë për të gjithë qytetarët nga e gjithë bota që udhëtojnë drejt këtij vendi.

Nisur nga ky rregull Italia ka hapur kufijtë edhe për turistët nga Shqipëria. Për ta do zbatohen të nëjta rregulla si për udhëtarët nga vendet europiane. Pra të gjithë personat që të do futen në Itali, do të jetë e mjaftueshme që të plotësojnë një nga kushtet e Green Pass.

Qytetarët duhet të jenë të pajisur vetëm me certfikatën e vaksinimit, certifikatën e shërimit ose testin negativ.