Droga në Dukagjin, shoferi i FNSH përlotet në gjyq: Jam me ilaçe depresioni, kurse vajza…

580
Ardian Loci, shofer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ka paraqitur para Gjykatës një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, nisur nga gjendja e tij shëndetësore dhe ekonomike. Që nga momenti i arrestimit të tij për “shpërdorim detyre”, gjendja shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në qelitë e paraburgimit.
45¬-vjeçari që akuzohet se ka dekonspiruar aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike kanabis sativa në zonën e Dukagjinit gjatë vitit 2016, nuk i mbajti dot lotët para gjykatës në seancën për

ndryshimin e masës së sigurisë.
Para gjyqtarit Tonin Sterkaj, avokati mbrojtës Ilir Golemi paraqiti prova shkresore që kanë të bëjnë me karakterin, personalitetin dhe gjendjen e vështirë ekonomike e familjare të Ardian Locit.

Avokati tha se në harkun kohor të një muaji, klienti i tij ka bërë vizita në paraburgim për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikologjike deri në depresion. Edhe vetë i akuzuari tregoi se si gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa merakun më të madh e ka për vajzën e tij 15-¬vjeçare, të sëmurë me migrenë.

“Nuk kam qenë mirë që nga momenti i arrestimit. Kam pasur shqetësime të ndryshme shëndetësore. Kam dhimbje të stomakut, të kokës dhe kam edhe njëlloj stresi e depresioni. Nuk i kam këtu dokumentet e vizitave në paraburgim, sepse vdiq një i burgosur dhe doktori ishte i angazhuar me të. Kam vuajtur gjithë këto kohë. Jam vizituar dhe jam mjekuar njëkohësisht. Kam edhe ilaçet me vete, që më kanë dhënë. Më shumë se asgjë, kam hallin e vajzës sime të sëmurë. Ajo më mundon”, tha Loci. Ai në asnjë moment nuk e ka pranuar përfshirjen në krimin për të cilin është arrestuar.

Gjatë seancës, avokati paraqiti vizitat e vajzës së sëmurë të Ardian Locit, një kredi në një bankë të nivelit të dytë, një aktmarrëveshje me OSHEE¬-në për të shlyer me këste debinë e energjisë elektrike,

vërtetim të 19 viteve si punonjës i FNSH, faktin se bashkë me familjen jetojnë te shtëpia e babait të bashkëshortes, si dhe një pagesë që vetë shteti ka bërë për vajzën e sëmurë të tij për të ndihmuar fëmijët e policëve që kanë probleme me shëndetin. Avokati i tij gjithashtu deklaroi përpara gjykatës se zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nuk paraqet asnjë rrezik.
Sigal