Drejtorët e shkollave gjatë largimit janë kthyer në hajdutë, prokuroria hesht!

670
Sigal

SKANDAL/ Militantët e punësuar si drejtorë po përvetësojnë pasurinë e Drejtorisë Arsimore në Librazhd, ja skenari i grabitjes

 Korrespodent i “TELEGRAF”

Militantët partiakë e nisin punën në arsim, me daulle dhe këngë, por e mbyllin ciklin me shkatërrime, vjedhje dhe boshatisje të kabineteve mësimore. Drejtorët e shkollave të zgjedhur nga radhët e militantëve partiakë, tani në prag të largimit po tregojnë se sa të padenjë kanë qenë për të edukuar brezin e ri. Kjo sepse, ata po vjedhin dhe po shkatërrojnë infrastrukturën arsimore, duke e trajtuar largimin e tyre nga puna si fundin e botës. Kompjuterët po i fusnin në parë thasë dhe po i transportojnë për në shtëpitë e tyre, ndërsa antenat e internetit po i shesin për skrap. Kjo tregon edhe njëherë se këta farëlloj drejtorësh nuk kanë asnjë lidhje me arsimin, përderisa atyre nuk u dhimbset baza materiale për nxënësit e së nesërmes, të cilët do të ulen përsëri në ato banka. Këtyre kanibalëve të arsimit u dhimbset vetëm interesi personal dhe ata janë gati të shkatërrojnë të gjitha shkollat vetëm për të përfituar disa pajisje. Por prokuroria duhet të flasë dhe gjykata nuk mund të qëndrojë më duarkryq para kësaj masakre.

Arsimi në Librazhd sërish është përfshirë nga vala e skandaleve. Rasti më i fundit ka të bëjë me drejtorët e shkollave të shtetit. Këta të fundit duke ndjerë trysninë e largimit nga puna, pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 Qershorit po ndërmarrin edhe veprime të jashtëligjshme, duke vjedhur pasurinë që i përket shkollës, nxënësve dhe qytetarëve të këtij rrethi, një pasuri kjo e fituar nga donacione të ndryshme. Sipas burimeve konfidenciale bëhet e ditur se nga shkollat po merren kompiuterat e rinj dhe po zëvendësohen me të vjetër, antenat e internetit dhe fonia. Madje, instrumentet muzikore që disponon shkolla përdoren nëpër dasma e ahengje të ndryshme.

Situata   

Humbja e Partisë Demokratike dhe fitorja e së Majtës së bashkuar ka shtuar panikun te drejtorët e shkollat në rrethin e Librazhdit. Të ndodhur nën presionin e frikës së do të largohen nga puna ata po ndërmarrin veprime të kundraligjshme. Shumica prej tyre në këtë rreth janë emëruar si drejtorë shkollash, sepse janë militant partie dhe përveç paaftësisë asgjë të re nuk kanë prodhuar në mësimdhënien dhe edukimin e brezit të ri. Këtu nuk duhet të lëmë pa përmendur se ka mjaft drejtues të përkushtuar për punën. Ndërsa pjesa tjetër e kanë treguar nivelin e tyre arsimor nga rezultatet e fundvitit shkollor. Të gjithë e dimë sesa produktive ka qenë mësimdhënia e tyre së bashku me stafin që ata kishin duke filluar që nga Drejtoria Arsimore, ku për tetë vjet mbollën vetëm analfabetizëm dhe vjelje të Buxhetit të Shtetit dhe të taksapaguesve duke mbushur xhepat e politikanëve që morën përgjigje më 23 Qershor.

Skenari i vjedhjeve

Ndërrimi i pushteteve ka bërë që një pjesë e drejtorëve të disa shkollave të marrin atë çka ka mbetur në shkollat e shtetit. Janë bërë mjaft dhurata dhe ndihma në këto shkolla nga Ministria e Arsimit dhe donacione të ndryshme. Ato janë kryesisht ndihma në kompjutera, fotokopje, printera, antena e linja interneti, foni për shkollat etj.. Sipas disa burimeve të sigurta dhe tepër konfidenciale dhënë ekskluzivisht për gazetën “Telegraf” drejtuesit e disa prej shkollave në rrethin e Librazhdit përveç largimit që i pret, përveç mungesës së diplomës janë hedhur në sulm për të ndërruar kompjuterat, në tregun e ‘Gabit’, sepse aty mund të gjesh plot kompjutera jashtë standardit. Kompiuterat e blerë në këtë treg ndërrohen me kompjuterat në shkolla d.m.th kompjuterat e mirë që ka shkolla po merren dhe në vend të tyre po vendosen kompjutera, të cilët nuk punojnë, por që thjeshtë figurojnë në sallën e internetit që ka shkolla. Po kështu antenat e internetit janë marrë nga shkollat dhe të gjitha kanë përfunduar në shtëpitë e këtyre drejtuesve. Gjithashtu, edhe fonitë që janë bërë dhurata nga donacione të ndryshme kanë përfunduar në duart e orkestrantëve dhe përdoren në dasma e ahengje të ndryshme dhe vendin e tyre e kanë zënë të vjetërsuarat e të shkatërruara, sepse në fund mjafton të jenë në inventar.

Zullumet e komisioneve

Këta drejtues gllabërues të arsimit po mundohen të zhvatin atë që është e nxënësve dhe e vetë qytetarëve. Duhet urgjentisht që në këto shkolla stafi i ri i Drejtorisë Arsimore që do të fillojë në sezonin e ri të bëjë një verifikim të imtësishëm. Duhet që strukturat shtetërore të hetojnë më shumë në këtë drejtim. Një tjetër variant i këtyre titullarëve është dhe nxjerrja jashtë përdorimit e këtyre pajisjeve duke ngritur një komision formal dhe askush nuk e mban përgjegjësinë.