Situata kritike që është krijuar në Vlorë për shkak të përmbytjeve ka mobilizuar gjithë përsonelin e spitalit Rajonal të Vlorës,i cili është në gjendje të plotë gadishmërie, për të përballuar çdo urgjencë dhe nevojë të mundshme që mund të krijohet. Spitali Rajonal Vlorë po gjendet pranë komunës Noveselë për gjendjen emergjente që është krijuar. Spitali i Vlorës është në gadishmëri të plotë për çdo vështirësi që do të krijohet, në gadishmëri aty gjendet dhe autoambulanca. Drejtoresha e këtij spitali, mjekja Bruna Mersini, gjendet në spital në këto 48 orët e fundit, duke u përkujdesur për gjithçka, po kështu edhe gjithë personeli mjekësor dhe ndihës I këtij spitali, duke dhënë një shembull pozitiv dhe domethënës për qytetarët. Spitali Rajonal Vlorë, ka siguruar të gjithë bazën e nevojshme materiale, sikurse ilaçe dhe materiale të tjera ndihmëse, si edhe krevatet janë plotësuar, që të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo fluksi nevojash për shtrim.