Drejtoresha e QSUT Albana Fico: Qendra Spitalore Universitare Tiranë është në gadishmëri dhe nuk i ka ndaluar shërbimet emergjente asnjëherë

25
Sigal

Telegraf.al / Shërbimet emergjente në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT), nuk kanë ndaluar në asnjë moment, pavarësisht problematikës së shfaqur nga zjarri pak ditë më parë tek godina e re e Urgjencës në QSUT.

Drejtoresha e QSUT-së Albana Fico, bëri të ditur në një prononcim për median se QSUT pas problematikës së shfaqur pak ditë më parë, është riorganizuar brenda vetes, ndërsa shtoi se shërbimi i urgjencës nuk është ndalur.

“Kurrë asnjëherë, nuk është mbyllur QSUT dhe spitali qendror. Ndërkohë që për ne gjëja më e rëndësishme është t’i shërbejmë ashtu siç duhet qytetarëve. Së dyti, ne vijojmë të bëjmë gjërat që bëjmë si QSUT, operacione komplekse, adresimin e të gjitha sëmundjeve tumorale, që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente. Kirurgjia vaskulare, kirurgjia kardiake, ose të themi kirurgjia e zemrës. Urologjia, shërbimet e tjera, të gjitha adresojnë emergjenca. E vetmja gjë është që ne jemi riorganizuar brenda vetes për t’i shërbyer njerëzve. Emergjenca brenda QSUT nuk ka ndaluar”, tha Fico

“Pa diskutim në mënyrë që ne të vazhdojmë testimin e sistemeve, por dhe që të marrim marrim peshën tonë të zakonshme, do të fillojmë të rikthejmë disa shërbime”, tha ajo.

“Fillimisht nis rikthimi i shërbimeve me kirurgjitë dhe aksidentet neurovaskulare. Ndërkohë, gatishmëria e emergjencës së Urgjencës polivalente, që trajton këto lloj emergjencash është dhe ka qenë gjithnjë e disponueshme 24 orë në ditë për 7 ditë, njerëzit janë aty. Kemi diskutuar me stafin dhe për ato problematika që nuk adresohen askund tjetër përveç se në QSUT. Ato do të vazhdojnë këtu. Nuk na pengon asgjë teknikisht për të vijuar në këtë mënyrë”, tha Fico.