Sipas njoftimit, drejtësia ka vendosur e ka urdhëruar, konfiskimin e 56 deleve të rracës franceze “Lakon”, të cilat, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, pasi i ka mbajtur 5 muaj në kullotë e në ruajtje me shpenzimet e shtetit, i ka nxjerrë në shitje me ankand. Konfiskimi dhe shitja e 56 deleve “të krimit”, me vlerë totale 6552 Euro në favor të buxhetit të shtetit, është një ndër 15 “goditjet më të forta të pasurive të krimit, bërë gjatë viteve 2023-2025; kohë kur janë konfiskuar e shitur edhe 3 apartamente, 9 makina e motoçikleta, aparate celalarë, koli me ushqimesh e veshje të përdorura. Faktikisht, SPAK dhe prokuroritë e rretheve, kanë sekuestruar shumë pasuri më vlera të madhë financiare, mes tyre pallate, aparatamente e makina luksoze, dyqane, toka, troje, hotele, restorante, vila, magazina, kompani, resorte, anije, skafe etj., të provuara që janë me burime nga aktivitete të kriminale.Absurdi është ky: Drejtësia sekuestron, konfiskon e nxjerr në shitje 56 dele, ndërsa 910 pasuri të krimit të organizuar, me vlerë totale 320 milionë Euro që janë sekuestruar prej vitesh, nuk po i konfiskon e t’ia kalojë shtetit. Por i mban në administrim me punonjës shteti dhe të ardhurat i marrin kriminelët, madje dhe ato pasuri që janë shitur, shumica janë ri-blerë prej tyre me çmime 30-50% më pak se vlerat reale, nëpërmjet ankandeve fiktive, me blerës të përdorur prej tyre.