Drejt Italisë me traget, 1 korriku afati maksimal i rinisjes së transportit detar për qytetarët

181
Sigal

Italia pritet të hapë lëvizjen e qytetarëve me tragete drejt Shqipërisë dhe anasjelltas në datën 1 korrik. Vendimi do të merret në 15 qershor,  Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, tha se data 1 do të shënojë edhe lundrimin e trageteve, të bllokuar që prej marsit. Ndërkohë me Greqinë, fluturimet nisin në 15 qershor.

Transporti detar për njerëzit dhe mallrat me Italinë pritet të rinisë në afatin maksimal të 1 korrikut.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Pavlin Ndreu, konfirmoi se në datën 15 qershor pritet  të merret vendimi, i cili pritet të jetë jo më i largët se 3 korriku.

Pavlin Ndreu: Shpresojmë shumë që të paktën data 1 korrik të jetë data përfundimtare e lëvizjes. Ne mendojmë që data 15 qershor do të ketë vendimin, por 1 korriku do të jetë data e fundit që do të vendoset lëvizja.

Porti shqiptar është gati me të gjitha protokollet e sigurisë të përcaktuara ndërkombëtarisht, përgatitur dhe miratuar nga institucionet kompetente.

Pavlin Ndreu: Ky protokoll i ka të gjitha masat për rastet e fillimit të linjave ndërkombëtare, që nga distancimi, imbarkimi i pasagjerëve, ndarja e tyre, kapacitetet do të jenë të zbritura 70%.

Por çfarë importuan më shumë biznesmenët shqiptarë në këtë periudhë?

Pavlin Ndreu: Në këto tre muaj të pandemisë ka qenë importi i tre produkteve kryesore që kanë dhënë numrin më të madh të mallrave që kanë hyrë në Shqipëri, i pari ka qenë gruri dhe pastaj materialet e ndërtimit.

Si në çdo sektor, edhe bllokimi i lëvizjeve në det ka sjellë efekte, ku më i prekur rezulton porti i Sarandës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.