Dr. Olgerta IDRIZI
Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës së Biznesit
Zv. Dekane Fakulteti i Informatikës
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Së fundmi, UMSH është strukturuar duke përfshirë edhe hapjen e Fakultetit të Informatikës, i cili ofron disa nga programet e studimit më të kërkuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Inxhinierisë, Sistemeve të Informacionit etj. Programet tona të studimit janë hartuar bazuar në kurikula Europiane me 4 nivele studimi: Diplomë Profesionale, Bachelor, Master dhe studimet doktorale.
Inteligjenca Artificiale me zhvillimet e fundit ka marrë një ritëm të shpejtë drejt transformimeve digjitale, transformime, të cilat deri para disa kohësh as nuk i kishim menduar. Teknologjia po ecën me ritme të shpejta duke vënë në funksion të biznesit, ekonomisë, e fushave të tjera, atë çka ajo ofron, saktësi, shpejtësi dhe efikasitet. Teknologjia po avancon me hapa shumë të shpejtë dhe duket se koha nuk është e mjaftueshme, pasi një zhvillim tjetër pason të parin. Chat GPT si një model i Inteligjencës Artificiale, u prezantua për herë të parë në vitin 2018 dhe më pas u përditësua në korrik të 2020, është i aftë t’u përgjigjet kërkesave të përdoruesve në formën e chatbot në gjuhën e përdorur. Ai është krijuar për të simuluar biseda të ngjashme me njeriun për tematika të ndryshme. Kjo platformë është mjaft inteligjente duke ofruar zgjidhje dhe përgjigje për çdo pyetje dhe kërkesë. Vitin e fundit ka një përdorim më të madh te Chat GPT edhe nga studentët të fushave të ndryshme të studimit, por duhet të pranojmë se të parët dhe më të shumtë në numër janë studentët e profileve Informatike, Teknologjie Informacioni etj. Kjo për faktin, sepse këta studentë janë më afër teknologjisë, përditshmëria e tyre lidhet me këtë fushë, dhe sepse kuptojnë më mirë si ajo funksionon dhe si mund ta perdorin atë. Vitet e fundit, pas pandemisë së Covid 19, mund t’i quajmë si vitet e revolucionit teknologjik, pikërisht për faktin se tashmë njerëzit, profesionistët, por edhe studentët duhet të mësohen me ndryshimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Inteligjencën Artificiale dhe impakti që ajo ka në çdo fushë të jetës. Ndryshimi dhe evolucioni i shpejtë i teknologjive të reja po e vendos biznesin, arsimin dhe mbi të gjitha jetën tonë të përditshme në sfida të pandeshura më parë.
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në pararojë me zhvillimet teknologjike
Së fundmi, UMSH është strukturuar duke përfshirë edhe hapjen e Fakultetit të Informatikës, i cili ofron disa nga programet e studimit më të kërkuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Inxhinierisë, Sistemeve të Informacionit etj. Programet tona të studimit janë hartuar bazuar në kurikula Europiane dhe sigurisht në përshtatje edhe me ndryshimet, që vijnë në teknologji, por jo vetëm. Fakulteti i Informatikës ofron 4 nivele studimi: Diplomë Profesionale, Bachelor, Master dhe studimet doktorale. Programi i studimit diploma profesionale diplomon studentë në Teknologji Informacioni dhe Aplikime Informatike me Profile:1. Specialist Rrjetesh Kompjuterike, 2. Teknik për Pajisje Eletronike, 3. Teknik për Software dhe Digjitalizim. Programi Bachelor në Informatikë me profile: 1. Informatikë Biznesi, 2. Inxhinieri Informatike, 3. Teknologji Informacioni ka si qëllim kryesor të përgatisë studentë të orientuar drejt zhvillimeve të reja teknologjike dhe profesioniste konkurente në tregun e punës. Ky profilizim, synon të pasurojë tregun e profesioneve dhe specialistëve të Informatikës, kryesisht duke ofruar profesione si: zhvillues aplikacionesh, administrator sistemesh, menaxhere projektesh, programues, arkitektë të sistemeve, specialistë TIK etj.
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme Informacioni në Biznes” dhe Master i Shkencave në Informatikë me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software” kanë si qëllim të përgatisin specialistë të Informatikës, me njohuri të profilizuar në fushat e sistemeve të informacionit dhe inxhinierisë software.
Duke ndjekur këtë program studimi, studenti merr njohurite e nevojshme për të bërë një analizë të hollësishme të të dhënave, duke filluar nga mbledhja, përpunimi dhe interpretimi i tyre, në mënyrë që të gjenerojë informacion të vlefshëm, për ta përdorur më tej për qëllimet e biznesit, organizatës apo institucionit në të cilin bashkëpunon.
Por jo vetëm kaq, ky program synon që t’i ofrojë tregut, ekspertë në fushën e Informatikës si zhvillues dhe analistë software, testues, mirëmbajtës dhe projektues software, menaxherë projektesh, administratorë bazë të dhënash, specialistë të sigurisë së informacionit, menaxher projektesh etj.
Studime Doktorale në Shkencat Informatike ofrohen në drejtimet: Aplikimet e Teknologjisë së Informacionit dhe të Informatikës në Ekonomi, e cila përmbledh: zhvillimet e data warehouse management, IT project management, inteligjencën artificiale, robotiken, dhe zhvillimet e tyre në ekonominë Shqiptare.
Studentet e Uiversitetit Mesdhetar të Shqipërisë janë pjesë e projekteve të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe gjithashtu kanë dhënë kontributin e tyre shkencor në konferenca shkencore mbi zhvillimet e fundit teknologjike.
Konferenca ndërkombëtare e organizuar nga UMSH “A jemi gati? Sfidat e shoqërisë përballë transformimit digjital”, pati punime shkencore me shumë interes lidhur me Inteligjencën Artificiale dhe Impaktin e saj në shoqëri. Gjithashtu stafi akademik i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është i përgatitur dhe në zhvillim të vazhdueshëm duke qënë pjesë e projekteve të reja, konferencave, ëorkshopeve etj në fushën e Teknologjisë, por jo vetëm.
- Revolucioni Teknologjik dhe roli i tij në arsim
Eshtë e padiskutueshme se revolucion teknologjik, chat GPT dhe të tjera platforma të ngjashme kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë mënyrën e të menduarit kritik dhe të punuarit. Tashmë duhet të ndryshojnë mekanizmat e kërkimit, në përshtatje me këto ndryshime. Impakti I chat GPT në arsim por edhe në fusha të tjera është mjaft pozitiv duke iu referuar: përgjigje dhe zgjidhje më të shpejta në formën e bisedave interaktive njerëzore; ofron informacion për çdo pyetje, në cilëndo gjuhë dhe në çdo fushë; mund të përdoret për të automatizuar disa detyra specifike; ndikon në rritjen e kënaqësisë së përdoruesit duke përdorur aftësinë e Machine Learning; ndikon në optimizimin e procesit të mësimdhënies; ndihmon në menaxhim më të mirë të kohës, etj. Tashmë brezi i ri duhet të edukohet me një qasje tjetër. Shumë detyra do të automatizohen, duke sjellë edhe ndryshim të profesioneve aktuale në treg, dhe kjo kërkon edhe përshtatjen e tyre me mënyrën e re të funksionuarit të botës sot. Chat GPT mund të përdoret në arsim duke gjeneruar programe mësimore të personalizuara sipas nevojave individuale të studentëve. Kjo do të sjellë përmirësim të performancës akademike dhe eficencë më të lartë.
Aktualisht përdorimi i softeve për kontrollin e plagjiaturës ndihmon duke iu referuar një bazë të dhënash, që gjendet në internet. Me implementimin e këtij modeli të ri mund të hyjnë në lojë mekanizma të reja duke përfshirë si referencë edhe chat GPT. Gjithsesi teksti, apo zgjidhja e gjeneruar nga Chat GPT mund të jetë e saktë dhe koherente, por i mungon kreativiteti dhe origjinaliteti i faktorit njeri. Pikërisht për këtë arsye roli i njeriut do të jetë gjithmonë me rëndësi dhe ne, faktori “Njeri”, do ta gjejmë veten shumë shpejt në këtë revolucion teknologjik.