Dorinela Ndrejaj: Përmbytjet, qeveria dhe sigurimet

87
Sigal

Në horizont sapo është shfaqur një fatkeqësi tjetër natyrore, e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe përmbytjet prej tyre. Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në pasurinë e qytetarëve por edhe në jetën e tyre. Fatkeqësitë natyrore janë një fenomen jo i zakonshëm por shoqëria njerëzore kurdoherë ka ngritur mekanizmat e duhura për ti përballuar ato me sa më pak humbje. Vendi ynëështë përballuar jo rrallë herë me të tilla fatkeqësi dhe  i ka përballuar ato me mënyra të ndryshme.

Në vitin 1979 një tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë dhe qeveria komuniste për të treguar fuqinë e sistemit mobilizoi gjithë kapacitetet dhe, brenda katër muajve bëri të mundur rindërtimin e gjithë shtëpive të dëmtuara duke eliminuar pasojat e tërmetit. Udhëheqësit e kohësdemonstronin me bujë “fuqinë” e sistemit dhe “mrekullinë” e solidaritetit socialist, pavarësisht dëmeve që i sillnin zhvillimit ekonomik të vendit.

Tërmetii 26 Nëntorit i vitit 2019 ishte i përmasave të rënda nga pikëpamja e pasojave që shkaktoi, jo vetëm në jetë njerëzish por edhe në pasurinë e tyre. Pesëdhjetë e njëviktima njerëzore dhe mbi një miliardë euro dëme materiale, vlerësuar këto me koston e zëvendësimit, është bilanci i deklaruar nga qeveria. Por një miliard euro, janë jo më pak se 25 përqind e të ardhurave të buxhetit vjetortë vendit tonë, të  mbledhura nga tatimet dhe taksat e qytetarëve.Një pjesë e mirë e kësaj shume,është përballuar nga buxheti i shtetitpavarësisht ndihmave të premtuara nga donatorët por që si gjithmonë vonojnë të vijnë… Një pjesë tjetër është përballuar nga kompanitë e sigurimeve për klientët e tyre. Sikur këto para të financuara nga buxheti i shtetit, të ishin drejtuar në sektorë të tjerë prodhues apo qoftë edhe për rritjen e pagave apo pensioneve, mirëqenia e popullsisë do të ishte përmirësuar ndjeshëm.

Përmbytje të tjera janë shënuar më parë në zonën e Shkodrës apo edhe në zona të tjera dhe qeveria si kurdoherë u “është gjendur pranë” qytetarëve duke premtuar pagimin e dëmeve të shkaktuara, paçka se disa prej tyre kanë mbetur vetëm si premtime.Qeveritë e të gjitha ngjyrave të yshtura nga përfitimet elektorale, ka gjasa të vazhdojnë të premtojnë se do t’ju gjenden “pranë qytetarëve” në të tilla fatkeqësi edhe sot e në të ardhmen…

Mekanizma të tilla, sido që nëpamjen e parë duken efikase, në përmbajtjen e tyre social ekonomike, nuk janë aspak të tilla, madje ato kanë efekt të kundërt, frenojnë zhvillimin ekonomik. Ato mobilizojnë kontribute të rëndësishme të taksapaguesve dhe në tërësi ulin efektivitetin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore duke u përdorur në investime joprodhuese.

Ekonomia e tregut dhe sistemi që po përpiqemi të ndërtojmë,  në përputhje edhe me funksionet që ka shteti, ka ngritur mekanizma shumë efikase për të përballuar fatkeqësitë natyrore, mekanizma  të cilat kanë në themel parimin e solidaritetit por në një tjetër spektër dhe këndvështrim më tëgjerë. Këto mekanizma kanë në themel kontributet e drejtpërdrejta të individëve por edhe rolin e shtetit.

Roli i qeverisë…  

Në rastin e fatkeqësive natyrore si tërmete, përmbytje apo të tjera të këtij lloji përballimi i tyre bëhet nga aktorë të ndryshëm dhe rolet e përgjegjësitë e tyre janë të ndara qartësisht. Aktorët janë qeveria dhe vetë individi. Në këto raste roli i qeverisë fokusohet në dhënien e ndihmës së parë për të shpëtuar jetën e njerëzve apo për të siguruar një vazhdimësi sa më normale të jetë e mundur të veprimtarisë së shtetasve për një periudhë kohe afat shkurtër. Në këtë drejtim shteti ka ngritur instrumente  dhe struktura të caktuara si ato të emergjencave civile, si dhe ka alokuar buxhetet përkatëse. Falë këtij buxheti,duhen siguruar rezerva materiale të mjaftueshme, makineri e pajisje si dhe duhen trajnuar dhe vënë në gatishmëriburime njerëzore të mjaftueshme për të organizuar operacione shpëtimi. Është e domosdoshme që tëpërpunohenpolitika të studiuarapër të parandaluar, shmangur apo minimizuar dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

E vërteta është se,në të gjitha rastet angazhimi i qeverisë për të përballuar emergjencat nuk ka qenë në nivelin dhe intensitetin e përballimit të situatave të krijuara. Kurdoherëështë përdorur fondi rezervë i buxhetit apo ai i kontigjencës, i cili edhe ashtu ka qenë i pamjaftueshëm. Burimet njerëzore të përdorura në rastin  e emergjencave kanë demonstruar dukshëm mungesë trajnimi e profesionalizmi dhe  i referohen vetëm Forcave të Armatosura, çka nuk duket se është fort në përputhje me misionin e tyre. Vit pas viti shkaktohen përmbytje në të njëjtën zonë  p.sh. në Shkodër por ndërhyrjet e shtetit me investime për të shmangur dëmet në këto zona që paraqesin rreziqe duket inekzistent.

E atëherëështë imediate ristrukturimi i emergjencave civile, të cilat edhe pse funksionojnë me një ligj tëveçantë, nuk duket tëkenë kapacitetet e duhura njerëzore dhe teknike si dhe operacionalitetin e nevojshëm për të përballuar emergjencat. Investime suplementare duhen rialokuar për të parandaluar dëmet në zonat me rrezik, ashtu si edhe duhet të përpunohenpolitika të studiuara mbi baza shkencore.

Nëse përballimi i emergjencave do të vazhdojë me mendësinë e vjetër të “solidaritetit socialist”,  kostot e përballimit të pasojave të shkaktuara do të jenë shumëfish më të larta dhe do të rëndojnë drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve ashtu si drejtpërdrejt do tëfrenojnëedhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sigurimet – instrumenti më efikas i përballimit të fatkeqësive.

Siç e përmendëm edhe më sipër dy janë aktorët e angazhuar në përballimin e fatkeqësive natyrore, shteti dhe vetë individi. E ndërsa shteti është përgjegjës për të përballuar dhe për të dhënë ndihmën e parë, vetë individi duhet të jetë përgjegjës për të përballuar fatkeqësitë, sigurisht në sajë të kushteve dhe mekanizmave të krijuar nga shteti. Individët, e transferojnë rrezikun potencial tekshoqëritë e sigurimeve duke paguar një prim sigurimi të caktuar dhe kështu këtoshoqëri marrin përsipër përballimin e dëmeve.Por fatkeqësisht kjo nuk është bërë akoma njëkulturë e qytetarëve tanë dhe sigurimet vullnetare të pasurisë janë në nivele jo të kënaqshme, kjo falë edhe edukimit të pamjaftueshëm të tyre lidhur me përfitimet që sjell kjo skemë por edhe të “solidaritetit socialist” të qeverisë.

Qytetarët nuk i sigurojnë pronat e tyre në masë për shkak se ata presin nga qeveria ti mbështesë në rast se ndodh dëmi. Madje kjo edukatë,është e rrënjosur kaq shumë tek ata, sa  që  shihet prej tyre si një detyrim qëka qeveria në raste të tilla. Për shkak të kësaj mendësie jo pak tëpërhapur, kërkohet zhdëmtim nga shteti jo vetëm për pronat e paluajtshme që dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore por edhe për dëmtimin nga breshëriapo dhe probleme të tjera që mund të kenë me produktete tyre. Të stimuluar edhe nga media të ndryshme që i bëjnë presion qeverisë për interesa të tyre, qytetarët e kanë “fjetur  mendjen” dhe e shikojnë këtë si detyrim të qeverisë.

E gjitha kjo qasje e qeverisë, duke krijuar instrumenta paralele të panevojshëm,është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në treg e cila jo vetëm që dëmton ekonominë por deformon edhe konkurrencën dhe parimet e tregut të lirë duke e bërë shtetin një operator me kushte të pabarabarta.Por gjithsesi, kjo do të konsiderohej si e keqja më e vogël pasi dëmi i shkaktuar në këtë rast, ndikon drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomik të vendit.

Shoqëritë e sigurimeve kanë krijuar produkte dhe mbulojnë dëme të tilla si tërmeti, zjarri, përmbytjet, shiu, breshëri etj. Ato mbulojnë pothuajse të gjitha rreziqet e mundshme që i kanosen pronës.Trajtimi dhe  pagesa e dëmeve, ka përparësi të jashtëzakonshme në krahasim me shtetin, si në pikëpamje të shpejtësisë ashtu edhe të saktësisë. Nga ana tjetër ato eliminojnë edhe dukuri të përdorimit abuziv të fondeve, që në sektorin publik është mjaft prezente. Avantazhin e sigurimeve ndaj “solidaritetit socialist” të qeverisëe tregoi  edhe tërmeti i vitit 2019. Dëmet e mbuluara nga shteti  akoma edhe sot pas tre vitesh, nuk janë zëvendësuar dhe paguar qytetarëve,ndërkohë qëdëme të tilla të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve u zëvendësuan për njëperiudhë jo më shumë se pesë  muaj.Kjo në sajë të procedurave të shpejta, pa burokracitë shtuara dhe mekanizmave të duhur për pagesat e dëmeve. Pas tërmetit të vitit 2019, duke parë avantazhet e shoqërive të sigurimit, u regjistrua një fluks i konsiderueshëm individësh që kërkuan sigurimin e pronës së tyre por “solidariteti” i qeverisë dhe varfëria që është prezente e frenon disi progresin e kësaj forme.

Një avantazh tjetër i rëndësishëm që siguron një zhvillim makroekonomik më të shpejtë në rastin e sigurimeve, është fakti se përballimi i këtyre dëmeve nuk bëhet vetëm me kontributet e primeve të individëve vendas por edhe nëpërmjet skemave të risigurimit. Aftësia paguese e kompanive vendase rritet ndjeshëm për shkak të marrveshjeve të tilla me kompani ndërkombëtare të cilat kane mundësi të përballojnë pagesa dëmesh disa miliona euro. Risigurimi është jo vetëm një mënyrë efektive për të përdorur burimet por në radhë të parëështë një garanci e shtuar për mbulimin e dëmevetë shkaktuara. Nga ana tjetër, zhvillimi i sektorit të sigurimeve krijon mundësi për stabilitet ekonomik, me një impakt tëdrejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe shtimin e konsumit.

Si përfundim është rasti qëqeveria t’akapërcejë këtë qasje, që ska asgjë të përbashkët me sistemin e tregut të lirëdhe të mos marrë përsipër funksione tëtreguttë sigurimeve, duke i lënë hapësirë të lirë inisiativës private. Qeveria mund dhe duhet ta shoqërojë këtë proces në fillimet e tij me asistencë dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë por në radhë të parë duke ndryshuar qasjen ndaj fenomenit.