Donacionet, 1 mld euro fonde të huaja në duart e Ilir Beqaj

224
Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.
Sigal

Ish-ministri i Shëndetsisë vijon të jetë më i besuari i finacave të qeverisë e cila e ka caktuar të menaxhojë milionat e donacioneve në ndihmë të qytetarëve shqiptarë. Ministrja e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, do firmos formalisht letrat e projekteve për investimet, që do t’i paraqesë Beqaj i akuzuar për korrupsion. Sipas standardeve të “kampionit të korrupsionit”, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo

Edi Rama i heq Ministrisë së Financave kontrollin për donacionet e huaja, do t’i administrojë Ilir Beqaj

Ministresha e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, do firmosë formalisht letrat e projekt-preventiv investimeve, që do hartojë e do t’i paraqesë Ilir Beqaj i akuzuar nga media dhe opozita dhe i shumëpërfolur për korrupsion të madh, sa për konfirmim qeveritar para donatorëve, sikur gjoja ministresha është drejtuese e administrimit; skemë  që ka nisur dhe në donacionet e Agjencisë  së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, dhënë për ndërtimin e landfillit Sherrisht-Vlorë, i cili po ndërtohet si koncesion nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri

Brenda dy muajsh u bë fakt paralajmërimi se Edi Rama e ka emëruar Ilir Beqaj në postin e drejtorit të Agjencisë së Donacioneve, jo thjeshtë si koordinator mes Ministrisë së Financave e donatorëve, por për të marrë kontrollin e plotë të fondeve që sjellin qeveritë, bankat dhe investitorët e huaj në Shqipëri.

Me një urdhër të kryeministrit Rama, 21 milionë Euro, që kanë ardhur para 5 ditësh nga Banka Botërore për arsimin, shëndetësinë e mbështetjen sociale, i ka marrë në administrim vetëm Ilir Beqaj, praktikë që do vazhdojë për çdo donacion investimesh e shërbimesh publike. Agjencia do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë prej gati 1 miliard euro në vit.

Ndërsa ministresha e Ekonomi-Financace, Delina Ibrahimaj, do firmosë formalisht letrat e projekt-preventivëve që do hartojë e do t’i paraqesë Ilir Beqaj, sa për konfirmim qeveritar para të huajve, sikur gjoja ministresha është drejtuese e administrimit të donacioneve.

Zbatimi ka nisur dhe në donacionet e Agjencisë  së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë për vitin 2022, akorduar për vazhdimin e ndërtimit të landfillit Sherrisht-Vlorë, të cilin Rama ia ka dhënë  Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.

Me këtë skenar kompetencash ilegale, Ilir Beqaj, ish-ministri nën hetim për afro 1 miliardë Euro afera korruptive në shëndetësi; tani ka në dorë dhe donacionet e huaja, që vijnë në vlerë financiare, projekte investimesh apo klering.

Këto donacione, ligjërisht duhet t’i administrojë vetëm Ministria e Ekonomi-Financave, si institucioni i vetëm kushtetues buxhetor, ndërsa Agjencia Shtetërore e Donacioneve e sajuar qëllimisht nga Rama, ka rol honorifik koordinimi mes ministrisë dhe donatorëve.

Me kompetencat, që i ka dhënë Ilir Beqajt për komandimin e fondeve, kryeministri ka krijuar një tjetër Ministri Financash hije, me të cilën ka nxjerrë jashtë loje ministrinë e autorizuar nga Kushtetuta për administrimin e çdo burimi dhe shpenzimi financiar në Shqipëri.

Nuk do jetë e largët dita, kur të provohet me fakte, se kjo agjenci donacionesh, që Rama e krijoi dhe ia ka dhënë në administrim Ilir Beqajt, do rezultojë një “gropë e zezë” korrupsioni, siç bëri me tenderët, koncesionet e donacionet në shëndetësi.

Reagimi i fortë publik, kundër emërimit të Ilir Beqajt në krye të kësaj agjencie vjedhjesh, u bë nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim më 24 nëntor 2021, duke u larguar nga takimi me donatorët, në momentin kur Ilir Beqaj u prezantua si drejtor dhe nisi të fliste për “ndershmëri e luftë kundër korrupsionit” në menaxhimin e donacioneve.

Kujtojmë, se prej 7 vitesh, në kryeministri janë dhe dy agjenci të tjera: Qendra e Projekt-Investimeve Strategjike, dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që ndanë fondet publike, ku drejtor është djali i Fatos Nanos ndërsa kryetar Bordi është Edi Rama.

Po kështu, në Ministrinë e Ekonomi-Financave, është Agjencia e Politikave të Nxitjes së Investimeve të Huaja e Vendase; në Ministrinë e Brendshme është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ku bëhen 70% e tenderëve të Shqipërisë, ndërsa Ministrisë së Rindërtimit i është shtuar dhe Sektori i Reformave Ekonomiko-Financiare./Pamfleti