Dom Gjergj Meta: Drogërat janë të gjitha të dëmshme, pyetësori i Ramës i paqartë

147
Sigal

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka komentuar sërish deklaratat e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Në një emision televiziv, ai ka theksuar se drogërat janë të dëmshme për njerëzit dhe e ka quajtur pyetësorin e Ramës si të cunguar dhe se nuk shpjegon se si është arritur në këtë përfundim.

Dom Gjergj Meta tha: Në vetëvete legalizimi i kanabasit dhe drograve në përgjithësi është një çështje mjafte komplikuar në Shqipëri dhe në botë. Nga të gjitha studimet, të gjithë atë që përdorin drogëra të rënda kanë kaluar nga kanabisi te këto drogëra dhe për fat të mirë është se jo të gjithë që kanë përdorur kanabisin kanë përfunduar te drogërat e rënda. Jo pa qëllim e kam përdorur edhe në shkrimin tim se kanabisi është si një ‘kalë troje’ për të kaluar te drogërat e rënda. Ka një paqartësi në pyetësorin që unë nuk e kam parë këtë pyetësor për të kuptuar se në çfarë mënyre është bërë dhe çfarë do të thotë për përdorim mjekësor dhe jo mjekësor.