Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku

545
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sot në lutjen e Engjëllit të Tenzot në orën 12.00 në Romë,
Papa Françesku ka shpallur kardinalet e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest
Troshanin për dëshminë  e jetës se tij të Krishterë. Është i vetëm prift në
të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi
para papës Françesku vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit.
Në mediat e gjithë botes shkoi përqafimi i përzëmërt i perlotja e Papës në
takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Ernest Koliqit. Ky është një titull
nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë në konklave, pasi
ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe
ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe
për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën
Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martireve shqiptare që do të bëhet
më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër. Vlerësimi i klerit shqiptar të përndjekur
gjatë komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës katolike
universale sidomos me martirizmin e tij gjatë komunizmit