Dogana me Greqinë, policia kufitare: Lejohet hyrja e punëtorëve sezonal

150
Sigal

Për shkak të pandemisë së Covid-19, autoritet greke njoftojnë palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021. Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.