Do t’u shemben shtëpitë për ndërtimin e Unazës së Madhe, protestojnë banorët e Laprakës

181
Sigal

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme në zonën e Laprakës. Ata preken nga punimet që po kryhen për ndërtimin e Unazës së Madhe, ndërsa kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Banorët protestojnë pasi janë kundër shembjes së banesave, që i hap rrugën vazhdimin e punimeve për Unazën. Janë rreth 700 banesa që janë projektuar të shemben në këtë zonë, ndërsa banorët pretendojnë se ky projekt favorizon njerëz të pushtetshëm pranë qeverisë dhe njëkohësisht banesat që duhet të shemben janë përzgjedhur.