Djegia e mbetjeve, re të zeza tymi mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras

122
Sigal

Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pjesë të zonës në fshatin Fushë-Mamurras, si pasojë e djegies së mbetjeve poshtë urës në lumin e Drojës.

Retë e zeza të tymit si pasojë e djegies së gomave dhe mbetjeve plastike kanë mbuluar një pjesë të zonës në fshatin Fushë-Mamurras si dhe një pjesë të autostradës.

Situata është akoma më e rëndë në një pjesë të autostradës ku shtëngullat e tymit po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve.

Sipas banorëve të zonës kjo situatë është e përsëritur dhe dyshohet se gjatë natës persona ende të paidentifikuar hedhin mbetje poshtë urës në lumin Droje, duke shkaktuar ndotje të madhe në rrjedhën e lumit, natyrë dhe zonën përreth.