Djegia e mbetjeve në Fier/ Eksperti: Ndotja do vijojë për vite me radhë, do futet në zinxhirin ushqimor

219
Nga djegia e mbetjeve në landfill, në Fier është krijuar një emergjencë mjedisore. Ndaj dhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, thotë se kjo do të sjellë pasoja shkatërruese për mjedisin, që do të zgjasin për vite të tëra. “Është një fatkeqësi natyrore. Pasojat janë shkatërruese. Ndoshta sot, pas një jave apo një muaji nuk do i ndjejmë, por për vite me radhë niveli i ndotjes do të përshkruaj jo vetëm ajrin, por edhe tokën e ujin dhe ushqimet që prodhohen në zonë, ndotja e prodhuar gjatë këtyre ditëve, do të jetë prezente për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.
Sigal

Sipas ekspertit, kimikatet e çliruara nga djegia janë shumë rezistente dhe mund të qëndrojnë në mjedis deri sa të futen në zinxirin ushqimorë, nëpërmjet ujërave nëntokësorë dhe të mbjellave. Kjo do të krijonte sëmundje akute ndaj personave të ekspozuar.

“Lëndët që çlirohen janë oksidet e squfurit, azotit e karbonit. Komponentët kimikë që çlirohen janë tejet agresiv sa i takojë në impaktit në shëndet. janë dhe komponetët kimikë, që janë aq rezistentë sa të qëndrojnë në mjedis deri sa futen në zinxhirin ushqimorë, qoftë nëpërmjet të mbjellave apo ujërave nëntokësorë dhe mbeten aty shumë gjatë. Krijohen sëmundje akute ndaj personave që ekspozohen ndaj kësaj ndotje për një kohë shumë të gjatë. Ajri është pritësi i parë i ndotjes, të dytët janë të gjithë frymorët, njerëzit dhe kafshët”, theksoi eksperti.