Ditët përvëluese do ikin, temperaturat ulen vetëm në fundjavë

221
Sigal

Një lajm i mirë në këto ditë përvëluese, është se temperaturat do të ulen vetëm në fundjavë

I nxehti afrikan po mban të mbërthyer vendin edhe ditën e sotme. 41.6 gradë Celsius shënoi termometri në hije në Kuçovë dhe Urën Vajgurore një ditë më parë, por temperaturat mbeten edhe sot në të njëjtat nivele.

41 gradë Celsius ishte edhe Shkodra, Elbasani, Berati e Gjirokastra. Sinoptikanët thonë se vetëm ditën e shtunë do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave me 2 ose 3 gradë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta ka rrezik të lartë për zjarre në disa qarqe.