‘Ditë e madhe, e bekuar’/ Berisha uron besimtarët bektashinj: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit!

178
Sigal

Ish-kryeministri Sali  Berisha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur ‘një ditë besimi mbarësie dhe shprese për të gjithë bektashinjtë por dhe mbarë besimtarët e Zotit’.

‘Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjeje me mirë në paqe, pa asnjë epidemi por edhe pa narkoshtetin e Sultan Salep Surrelit!’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Gezuar diten e Sulltan Novruzit!

Te dashur miq, sot bektashinjte shqiptar festojne diten e madhe dhe te bekuar te Sulltan Novruzin.

Kjo eshte nje dite besimi, mbaresie dhe shprese per te gjithe bektashinjte por dhe mbare besimtaret e Zotit.

Ndaj dhe le t’i urojme ne se bashku te gjithe ata  Gezuar Sulltan Novruzin, diten e jetes, lindjes dhe  shpreses se pashuar!

Le te urojme qe Sulltan Novruzi tjeter te na gjeje me mire ne paqe, pa asnje epidemi por edhe pa narkoshtetin e Sultan Salep Surrelit!

Gezuar! sb