Dita nis me shi dhe shtrëngata, moti do të përmirësohet në orët në vijim

184
Sigal

Dita e sotme do të nisë me reshje shiu dhe me shtrëngata. Përmirësim do të ketë në orët në vijim, mirëpo erërat e forta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës.

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend.

Parashikohet që në intervale të shkurtra kohore të kemi dhe prezencë të rrebesheve të shiut. Orët në vijim do të sjellin përmirësim të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përmirësohen kushtet atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.