Dita nis me diell, në mbrëmje do të rikthehen reshjet e shiut

43
Sigal

Sot do tërikthehen shirat në vend! Pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në luginën e Drinit dhe Vjosës vranësirat do të jenë më të shpeshta.

Parashikohet që pas mesditës vranësirat të shpeshtohen në vijën bregdetare duke rrezikuar në orët e vona të mbrëmjes edhe shira të pakët, sipas MeteoAlb.

Nata do të shtrijë vranësirat dhe reshjet në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 3°C ndërsa mesdita do të mbetet konstante ku vlera maksimale shënon 21°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi pesë ballë.