Dita e Verës – Veliaj e Rama ironizojnë çadrën e PD: Ne kemi çadër për punë jo për fjalë

528
Në hapjen e Pazarit të Ri në Tiranë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar çadrën e PD në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij Veliaj tha se edhe pazari i ri është një çadër, por ndryshe nga ajo e PD, kjo është një çadër e punës, tha kryebashkiaku.

Veliaj: Komplet për rastësi, edhe sfondi klasik edhe ndoshta pejsazhi më i fotografuar i pazarit i ngjan një çadre. Kjo është gjithashtu një çadër, por është një çadër e punës. Nga sot fillojnë punë 1007 veta në 308 biznese të pazarit të ri. Ne besojme te një çadër dhe një strehë e punës, ndaj dhe miqtë e mi kemi humbur shumë kohë me tollovi dhe sherre, fjalë, ka ardhur koha të përveshim mënget ta çojmë tiranën dhe shqipërinë me lart me njerëzit e punës dhe bashkimit.
Sigal