Dita e Ashures, Meta publikon foton krah Baba Mondit dhe uron besimtarët bektashinj: Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

204
Sigal

Presidenti Ilir Meta iu përcjell urimet e tij besimtarëve bektashinj, me rastin e Ditës së Ashures.

Teksa publikon një foto krah kryegjyshit botëror, Baba Mondi, Meta thekson se Dita e Ashures është simboli i sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit!

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja! 🇦🇱”, shkruan Meta.