Disa zona në Tiranë nuk do kenë energji elektrike nesër për 7 orë

199
Sigal

Disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme për disa orë rresht, pavarësisht vapës përvëluese.

Shkak, sipas OSHEE është rikonstruktimi  kabinave elektrike

OSHEE njofton se zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme, 24 qershor, janë: rruga “Siri Kodra”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halil Bega” dhe rruga “Sulë Gjashta”.

Ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë nga ora 09:00 deri në 16:00.