Dy persona ende të paidentifikuar në fshatin Goriçan të Dimalit, të cilët dyshohet se kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit me iniciale P.Xh., 64vjeç, kanë hyrë brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur shumën prej 150 mijë lekësh të rinj dhe telefonat celularë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Reagimi i policisë:
Dimal/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.