Digjet një automjet në autostradën Fier–Vlorë, fatmirësisht pa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, duke u djegur pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet asnjë person i lënduar, por flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sigal

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse shkaku është një defekt teknik apo rrethana të tjera.