U vetëkarantinuan pas kontaktit me pacientin me koronavirus, dalin rezultatet e analizave për shtatë punonjës të urgjencës Pukë

61

Shtatë punonjës të Urgjencës në Pukë rezultojnë negativ sa i përket prekjes nga koronavirusi.

Ata patën kontakt me një pacient të sëmuarë, çka më pas u detyruan të vetë-karantinohen.

Por, pas testeve të kryera, fatmirësisht ata rezultojnë negativë. Lajmin e bën me dije bashkia Pukë mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i bashkisë Pukë:

Mirmengjes me këtë lajm fantastik🙏🙏🙏

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

🙏Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!