Digjet gjatë natës makina tip “Fiat” në Vlorë

249
Sigal

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në orët e para të mëngjesit.

Një automjet i tipit “Fiat” në pronësi të shtetasit E.S., është djegur pjesërisht. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.03.2021, rreth orës 02:22, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.