Digjet gjatë natës makina në Tiranë

40

Një automjet i llojit “Fiat” është djegur gjatë natës në rrugën “Jordan Misja”, e njohur ndryshe edhe si ‘Rruga e Burgut’.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar.

Makina ka marrë flakë dhe është djegur, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.