Digjen tre makina te Liqeni i Thatë, dyshimet e policisë

210
Sigal

Tre makina kanë shpërthyer në flakë brenda garazhit të një pallati në ndërtim në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku edhe bën me dije se flakët dyshohen se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ndër të tjera në njoftimin zyrtar bëhen me dije edhe inicialet e pronarëve të mjeteve: B. C, S. T, dhe N. B; ndërsa pjesërisht është dëmtuar makina e S.L.

Edhe pse dyshohet për shkëndijë elektrike, grupi hetimor ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjajres.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale