Reshje shiu të herëpashershme, moti për sot

196
Sigal

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare dhe zonën jugore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Më pas reshjet do të jenë me intensitet mesatar mbeten vetëm në qarkun e Vlorës.

Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Parashikohet prezencë reshjesh të dobëta dëbore në majat e maleve si dhe mjegull / mjegullinë e përkohshme për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-12 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 1.5-1.7 m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 8/13 re shi diell

Kukës 6/10 re shi diell

Lezhë 9/13 re shi diell

Dibër 4/10 re shi diell

Durrës 8/16 re shi diell

Tiranë 9/15 re shi diell

Elbasan 7/15 re shi diell

Berat 7/15 re shi diell

Vlorë 9/16 re shi diell

Korçë 2/10 re shi diell

Gjirokastër 8/15 re shi diell

Sarandë 7/16 re shi diell.