Diell dhe rritje temperaturash deri në 25°C, parashikimi i motit për sot

166
Sigal

Vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.