Makina humb kontrollin dhe del jashtë rruge, dy persona përfundojnë në spital

140
Sigal

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Blinisht të Lezhës.

Mësohet se një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge në arë.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.