Sigal

Një shofer ka rënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur autobusin me 30 punëtorë.

“Enver Koçi, banues në Ostren të Madh, drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike madje pa patentë.

49-vjeçari ishte i dehur në masën 0.89mg/l,”-raporton policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një shofer furgoni që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kujtim  Gjoni, 50 vjeç,  banues në Tiranë ishte i dehur në masën 0.88 mg/l. Ai drejtonte furgonin jashtë kushteve teknike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.