Dhunoi partneren e tij, dënohet me katër vite burg 46-vjeçari shqiptar në Greqi

35
Sigal

Një shqiptarë është dënuar me katër vite burg në Greqi pasi kishte ushtruar dhunë në familje. Bëhet me dije se 46-vjeçari shqiptar kishte ushtruar dhunë ndaj partneres së tij 25-vjeçe. Gjithashtu ai e kishte pranaur aktin e tij dhe kishte kërkuar falje, por duke pretenduar se ishte hera e parë që ai sillej dhunshëm pasi kishte pirë alkool.

Ndërsa gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që ai ka ushturar dhunë ndaj saj duke e goditur me grusht në fytyrë dhe me shufër hekuri.

Në herët e mëparshme ajo nuk e kishte denoncuar këtë fakt pasi e bindi duke i kërkuar falje por edhe duke e kërcënuar se nëse ajo zbulonte të vërtetën do ta godiste sërish. Në ngjarjen e fundit fqinjët kanë njoftuar Policinë, por siç tha ajo do të bënte të njëjtën gjë pasi kishte arritur kufijtë e saj.