Nuk ndalet revanshi I PPP-ve në shëndetsi

546
Sigal

Ndryshon ligji, do të krijohen spitalet autonome, privatët përfitojnë fondet publike përmes PPP-ve. Koncesioni I sterilizimit del jashtë kontrollit, edhe këtë vit do ti jepen 4.5 miliard lekë më shumë se kontrata

Ndryshon ligji, do krijohen spitalet autonome, privatët përfitojnë fonde publike përmes PPP

Qeveria ka vendosur të hartojë një ligj të ri për shërbimet spitalore i cili përpos një sërë ndryshimeve në mënyrën sesi organizohen sot këto shërbime sjell konceptin e spitaleve autonome. Sipas ligjit aktual spitalet publike dhe jopublike janë ata që ofrojnë shërbimin shëndetësor dhe klasifikimi i llojit të tyre ndalet vetëm në këto dy kategori. Në draft ligjin e ri jo që vihet re është që tek spitalet publike kemi një nënndarje që janë spitalet autonome. Këta të fundit janë spitale publikë por që në varësi të mënyrës si funksionojnë dhe sigurojnë të ardhurat kanë autonomi të pjesshme apo të plotë. Një tjetër element që shtohet në draftligjin e ri është mënyra sesi financohen spitalet ku nëse me ligjin aktual kemi katër mënyra: Ministria e Shëndetësisë, institucionet e sigurimeve shoqërore, pushteti vendor apo donatoret vendas dhe të huaj, në projektligjin e ri shtohet si opsion edhe  financimi nga burimet e veta.“Spitali publik autonom është spitali i cili përfiton statusin e spitalit autonom të dhënë nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Procedura dhe kriteret e përfitimit të statusit të spitalit autonom bëhet me vendim të këshillit të ministrave. Autonomia spitalore është e plotë ose e pjesshme. Autonomia e plotë përfshin: Autonomi në financim (financim nga burime të ligjshme jo buxhetore), autonomi në menaxhimin e burimeve njerëzore (rekrutimi totalisht nga vetë spitali sipas rregullave të përcaktuara nga vetë ai), autonomi në kryerjen e investimeve sipas nevojave të spitalit” thuhet në draft. E teksa tipi i parë i spitaleve publike janë autonomët të dytët janë bashkiakët apo rajonalët që financohen nga nga buxheti i shtetit, fondi i sigurimit të detyrueshëm dhe burime të tjera të ligjshme.

 Spitalet jopublikë mund të përfitojnë fonde përmes PPP

Draft ligji sanksionon gjithashtu se pjesë e shërbimit spitalor janë edhe spitalet jopublikë(privatë). Në nenin 23 të projektligjit që ndalet tek financimi publik i spitaleve jopublike thuhet se “spitalet jopublike përfitojnë fonde publike nëpërmjet financimit të paketave të shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Spitalet jopublike përfitojnë fonde publike nëpërmjet partneritetit publik privat sipas legjislacionit në fuqi”.Sipas draftit spitalet jopublike licencohen sipas legjislacionit në fuqi për licencat. Ato e ofrojnë shërbimin spitalor sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Kriteret e hapjes dhe mbylljes së spitaleve jopublike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.