Dhunoi nënën, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë, në pranga dhe një tjetër

52
Sigal

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 31-vjeçarin, T. M., i cili thuhet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu, është bërë i mundur dhe arrestimi i S. Sh., i cili dyshohet se ka përdhunuar një 28-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.