Dita Ndërkombëtare e Paqes, Presidenti Meta: Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet kontributin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

167
Sigal

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku thekson se në këtë ditë duhet nderuar kujtimi i paharruar i Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj.

Meta shkruan në rrjetet sociale se si anëtare e NATO-s Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër.

Postimi i Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia. 🕊️🇦🇱