Dhunoi fizikisht 44 -vjeçarin pas një sherri për motive të dobëta, 31-vjeçari nga Mamurrasi “braktis vendngjarjen”, detaje

19
Sigal

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike.

Një 31-vjeçar nga Mamurrasi ka dhunuar një 44-vjeçar, ndërsa më pas është larguar me automjet, nga vendngjarja.

Policia njofton se një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja.

44-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle intensive për të kapur shtetasin G. S..

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.