Dhunoi bashkëshorten dhe policët/Arrestohet shqipëtari në Itali

468
Sigal

Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij në mes të qytetit të Lodit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë, por shqiptari iu është përgjigjur edhe atyre dhe dhunë, duke bërë për katër efektivët të përfundonin në spital, së bashku me të shoqen e tij.

Policia ka bërë të munduar arrestimin e 59-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sakaq mësohet se gjendja e të lënduarve është e mirë.