Dhuna në protestë/ Vijojnë shoqërimet, 2 persona nxirren nga makina në oborrin e PD, merren nga policia para selisë blu

261
Sigal

Vijojnë shoqërimet lidhur me protestën e ditës së sotme në selinë blu. Vetëm pak momente më parë  2 persona  të cilët ndodheshin brenda selisë blu në një makinë janë nxjerrë jashtë nga policia dhe janë shoqëruar.

Më pas një efektiv i policisë ka marrë makinën dhe e ka nxjerrë jashtë ambjenteve të selisë blu.

Më herët është bërë me dije nga policia  se janë shoqëruar edhe 25 protestues dhe 8 persona të tjerë të cilët kanë qëndruar brenda godinës së PD