Dhuna në familje, babai bën për spital djalin 11 vjeç

525
Dhuna në familje është një plagë e shoqërisë shqiptare e cila vijon të jetë ende e pranishme. Mjafton të hedhësh një vështrim në njoftimet e përditshme të Policisë nga të gjitha zonat e vendit për të parë rastet e shumta të urdhrave të mbrojtjes lëshuar për gratë që dhunohen nga burrat, apo në raste më të pakta – edhe gra që rrahin burrat. Dhuna merr përmasa edhe më tragjike kur sheh se ka edhe nga ato raste që nuset dhunojnë fizikisht vjehrrat, apo që vjehrri të keqtrajtojë nuset, vëllai vëllanë, kunatën, motrën, nënën, fëmijën….Një rast i ngjashëm është shënuar këtë të enjte në Kamëz të Tiranës.
44-vjeçari Lek Nimani i dënuar më parë, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 11 vjeç aq sa e ka bërë për spital. Djali ka marrë dëmtime të ndryshme në trup si pasojë e dhunës fizike nga babai i tij. Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se babai, i cili u arrestua në flagrancë, ushtroi dhunë ndaj djalit të tij gjatë një konflikti në familje, pa specifikuar motivin.  Statistikat tregojnë se më të prekurat nga dhuna në familje janë gratë. Në ndryshim nga vite më parë, ato janë ndërgjegjësuar dhe i denoncojnë rastet e dhunës në familje, megjithatë në disa zona të thella të vendit thuajse të izoluara nga shoqëria, “revolta” e gruas mbetet ende një tabu, e shumë prej tyre e kalojnë dhunën “nën zë”.
Sigal