Detaje/ Vodhi mjetet e ndërtimit në Itali, biznesmeni nga Vlora i zgjidhte një natë para me gruan, në Shqipëri fitonte tendera

759
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin “Digger”, ku një biznesmen shqiptar dhe gruaja e tij në bashkëpunim me disa persona të tjerë vidhnin mjete ndërtimi në Itali.

Sipas mediave italiane, sipërmarrësi 47-vjeçar, idetiteti i të cilit ende nuk dihet, shkoi në Itali bashkë me gruan e tij, zgjodhi mjetet që dëshironte dhe ia tregoi dy bashkëkombësve të tij, të cilët nisën menjëherë punën për “spastrimin” e tyre duke e bërë të pagjurmueshëm.

Dhe pikërisht këtu hyjnë në “lojë” italianët, të cilët lëshonin fatura të rreme dhe i dërgonin në adresa falso, duke i zhdukur përgjithmonë nga Itali. Automjetet e vjedhura (Komatsu, Caterpillar dhe Manitou) futeshin në portin e Anconës dhe niseshin menjëherë në Shqipëri.

Më pas ato shkonin në qytetin e Vlorës, ku edhe përdoreshin për të ndërtuar rrugët që 47-vjeçari kishte fituar me tendera publikë.

Të dyshuarit kryesor lidhur me ngjarjen deri më tani janë nëntë persona, njëri prej të cilëve aktualisht është i liruar nga burgu. Ndërkohë që pas hekurave ka përfunduar edhe arrestohet biznesmeni shqiptar me gruan, bashkë me të akuzuarit e tjerë. Të dyshuarit akuzojen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me vjedhje dhe me pastrim të ardhurash.