Detaje/ Vatra e infeksionit në QSUT, të infektuar dy mjekë dhe pesë infermierë

299
Sigal

Nga 13 të infektuar me koronavirus në QSUT në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre janë personel shëndetësor ndërsa gjashtë të tjerët janë pacientë.

Janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë dy mjekë dhe pesë infermierë.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, nëntë janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.