Detaje/ Kush është 37-vjeçari me dy emra i arrestuar dje në Vlorë, si i shpëtoi drejtësisë italiane

318
Sigal

Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë si autor i disa veprave penāle, është person me dy emra.

Mediat italiane shkruajnë se, ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në L’Aquila për shfrytëzim prōstitucioni dhe trāfik drōge

Në vitin 2008 e kishin arrestuar Bubeqin bashkë me 27 persona të tjerë anëtarë të një bande kríminale.

Këta persona kishin bërë një pakt për administrimin e fluksit të trāfikut të drōgës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shpërndanin në të gjithë tregun italian.

Në vitin 2018, Bubeqi kishte humbur gjurmët dhe policia nuk kishte më asnjë shenjë të tij.

Por hetimet i karabinierëve të Vastos dhe Montesilvano kanë rindërtuar skemën e arratisjes duke përdorur dokumentet false. Përmes përdorimit të dokumenteve false, ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, Dumitru, që jeton në San Salvo.

Kështu nëpërmjet rindërtimit të skemës së arratisjes së Bubeqit, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, ku u bë e mundur edhe kapja e tij ditën e djeshme.