Detaje të reja nga krimi në Divjakë, çifti s’kishte pasur konflikte më parë, trupat e pajetë janë gjetur nga i biri që më pas…

187
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua këtë pasdite në Divjakë.

Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Mësohet se çifti, Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit. Ata kanë qenë prindër të një djali.

Ishte pikërisht ky i fundit që i ka gjetur ata të vdekur dhe ka njoftuar policinë.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.